Gjermania regjistron rritje drastike të shtrimeve në spital të foshnjave me RSV
2023-03-05 15:39:15

Shtrimet e femijeve ne spitale ne Gjermani (Foto Cbs8)

Shtrimet e femijeve ne spitale ne Gjermani (Foto Cbs8)

Numri i të porsalindurve dhe foshnjave të shtruar në spital me virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV) në Gjermani u rrit drastikisht në dimër, sipas një studimi të publikuar nga siguruesi shëndetësor “DAK Gesundheit”, citon “Xinhua”.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, numri i fëmijëve nën moshën një vjeç të diagnostikuar me RSV ishte pesë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Sipas studimit, rreth 17.000 të porsalindur dhe foshnja kishin nevojë për trajtim për RSV në spitale në dimrin e vitit 2022. Përqindja në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 350 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Ne presim që shtrimet në spital për shkak të infeksioneve RSV të normalizohen përsëri në sezonet e ardhshme”,- deklaroi një zëdhënës i Shoqatës Profesionale të Pediatërve të Gjermanisë (BVKJ).

Pavarësisht rritjes së shifrave të infeksionit, pediatrit në vend po paralajmërojnë kundër masave të ekzagjeruara, siç është detyrimi i përgjithshëm për të vaksinuar kundër RSV. “Ky hap nuk do të ishte në përputhje me situatën aktuale të të dhënave”,- theksoi zëdhënësi i BVKJ.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas vlerësimeve të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, 50- 70 për qind e të gjithë fëmijëve në mbarë botën kanë të paktën një infeksion RSV brenda vitit të parë të jetës. Deri në fund të vitit të dytë të jetës, pothuajse të gjithë fëmijët zakonisht janë infektuar me RSV të paktën një herë. (Irma)