Raporti i punës: Në pesë vjetët e fundit, Kina ka fituar betejën kundër varfërisë
2023-03-05 10:57:04

Foto: VCG

Foto: VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje në raportin mbi punën e qeverisë të mbajtur të dielën që, në pesë vjetët e fundit Kina ka fituar betejën kundër varfërisë siç është planifikuar dhe ka konsoliduar e zgjeruar rezultatet e luftës kundër varfërisë. 

“Jemi përqendruar në lehtësimin e varfërisë, jemi fokusuar në zonat me varfëri e thellë, kemi forcuar mbështetjen me politika preferenciale dhe i kemi dhënë përparësi sigurimit të investimeve në lehtësimin e varfërisë. Ne do të thellojmë ndihmën dhe mbështetjen ndaj industrisë, punësimit, ekologjisë, arsimit, shëndetit, sigurimeve shoqërore etj., do të forcojmë mbështetjen e vazhdueshme për zhvendosjen në zona të tjera dhe do të përqendrohemi në zgjidhjen e problemit të ‘dy mosshqetësimeve dhe tre garancive’, pra që ata që kanë dalë jashtë varfërisë të mos shqetësohen për ushqimin dhe veshjen dhe të garantojmë arsimin e detyrueshëm, kujdesin mjekësorë bazë dhe sigurinë e strehimit,” tha kryeministri. Sipas tij, të ardhurat e banorëve ruralë në zonat e varfra u rritën ndjeshëm dhe kushtet e prodhimit dhe jetesës u përmirësuan mjaft.

Më tej Li Keqiang-u u shpreh: “Ne do të nxisim lidhjen efektive midis konsolidimit e zgjerimit të arritjeve të lehtësimit të varfërisë dhe ringjalljes rurale. Do të krijojmë dhe do të përmirësojmë mekanizmin e mbikëqyrjes dhe të ndihmës dinamike për të parandaluar kthimin në varfëri, do të reagojmë ndaj efekteve të dëmshme të epidemisë e kushteve të fatkeqësisë dhe do të sigurojmë që të mos ndodhë kthimi në varfëri në shkallë të madhe. Do të identifikojmë dhe do të përqendrohemi në mbështetjen e 160 konteve kryesore kombëtare për ringjalljen rurale, do të rritim mbështetjen për fusha kryesore të tilla si zhvendosja dhe zonat e përqendruara të risistemimit, do të respektojmë dhe do të përmirësojmë mekanizmat e bashkëpunimit midis krahinave lindore e perëndimore të vendit, si edhe mbështetjen me anë të binjakëzimit dhe ndihmën e synuar. Ne do të zgjedhim dhe përdorim kuadro, talente dhe specialistë të posaçëm për të nxitur e shpejtuar zhvillimin e zonave që kanë dalë nga varfëria dhe për të shtuar të ardhurat e banorëve të këtyre zonave”.