Kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje të dielën në raportin e punës së qeverisë se gjatë pesë vjetëve të fundit, Kina ka zbatuar thellësisht një strategji zhvillimi të drejtuar nga inovacioni dhe ka promovuar optimizimin dhe përmirësimin e strukturës industriale. Kina ka thelluar reformën strukturore nga fushën e ofertës, ka përmirësuar sistemin kombëtar të inovacionit dhe ka promovuar vetëbesimin e zhvillimin e pavarur në fushat e shkencës dhe të teknologjisë. Falë inovacionit, Kina ka përmirësuar nivelin e zhvillimit të ekonomisë reale, ka kultivuar e forcuar vazhdimisht shtysa të reja zhvillimi dhe u është përgjigjur trysnive e pengesave të jashtme në mënyrë efektive, vuri në dukje kryeministri.
Foto: VCG
Kina ka forcuar fuqinë e saj kombëtare strategjike shkencore e teknologjike, ka zbatuar një sërë projektesh të mëdha inovative shkencore e teknologjike dhe ka forcuar kërkimin kryesor të teknologjisë. Kina ka nxitur ndërtimin e qendrave ndërkombëtare dhe rajonale të inovacionit shkencore teknologjik dhe ka planifikuar të ndërtojë një qendër shkencore kombëtare gjithëpërfshirëse. “Ne kemi mbështetur kërkimin bazë e kërkimin bazë të aplikuar dhe financimi kombëtar i kërkimit bazë është dyfishuar në pesë vjet. Kemi forcuar mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe kemi nxitur inovacionin, kemi promovuar shkëmbimet e bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën shkencore e teknologjike dhe kemi përkrahur krijimin e mjeteve të politikave financiare për të mbështetur inovacionin dhe për të drejtuar zhvillimin si investimet, krijimi i bizneseve etj. Investimet e sipërmarrjeve në kërkim-zhvillim janë rritur më shumë se 10 për qind”, vuri në dukje kryeministri Li Keqiang.
Foto: VCG
Më tej ai theksoi nxitjen e ngritjes së sektorëve të ndryshëm në nivelin e mesëm dhe të lartë, zbatimin e rregulloreve e standardeve të rrepta në fushën e mbrojtjes së mjedisit, cilësisë, sigurisë etj. dhe eliminimin e kapaciteteve të prapambetura të prodhimit. “Kemi zhvilluar veprimet e forcimit dhe plotësimit të zinxhirëve në industritë kryesore dhe kemi nxitur shpejtimin e zhvillimit të sektorëve të pajisjeve të nivelit të lartë, biomjekësisë, automjeteve me energji të reja, energjisë diellore, energjisë së erës etj. Numri i përdoruesve të internetit në pajisjet e lëvizshme është rritur në 14.5 milardë. Kina ka mbështetur zhvillimin e internetit industrial, i cili ka promovuar në mënyrë efektive digjitalizimin dhe inteligjentizimin e industrisë së prodhimit,” u shpreh Li Keqiang. Ai theksoi që Kina ka forcuar menaxhimin gjithpërfshirës të cilësisë dhe ndërtimin e infrastrukturës cilësore, duke shtuar se cilësia e konkurrueshmëria e prodhimeve kineze po përmirësohen vazhdimisht.