Foto: Xinhua
Kryeministri Li Keqiang vuri në dukje në raportin e punës së qeverisë të mbajtur të dielën se gjatë pesë vjetëve të fundit, Kina ka zgjeruar kërkesën e brendshme efektive, ka nxitur zhvillimin e bashkërenduar rajonal dhe urbanizimin e ri, ka respektuar strategjinë e zgjerimit të kërkesës së brendshme dhe ka kultivuar më shumë burime të rritjes ekonomike.
“Ne do të përpiqemi të zgjerojmë konsumin dhe investimet efektive, do të shtojmë të ardhurat e banorëve nëpërmjet rrugëve të shumta dhe do të rrisim të ardhurat e grupeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta. Ne kemi mbështetur konsumin masiv të makinave e pajisjeve elektronike shtëpiake dhe numri i makinave në pronësi private i kalon 300 milionët, me një rritje 46.7 %. Do të nxitim plotësisht zhvillimin e rajoneve perëndimore, ringjalljen e përgjithshme të Verilindjes, rritjen e rajoneve qendrore dhe zhvillimin e rajoneve lindore. Do të promovojmë zhvillimin e bashkërenduar të zonës Pekin-Tianjin-Hebei, zhvillimin e Brezit Ekonomik të Lumit Jance e integrimin e Deltës së Lumit Jance dhe do të nxisim mbrojtjen ekologjike me zhvillimin e cilësisë së lartë të rrjedhës së Lumit të Verdhë,” tha ai.
Foto: VCG
Më tej kryeministri kinez shtoi që do të vazhdojë nxitja e llojit të ri të urbanizimit me njeriun në thelb, do të përmirësohen funksionet e qyteteve e veçanërisht të konteve dhe do të përmirësohen kapacitetet e tyre të përgjithshme mbajtëse. Në dekadën e kaluar, 140 milionë banorë ruralë u vendosën në qytete dhe qyteza. “Ne do të zhvillojmë aglomeratet urbane e zonat metropolitane në mënyrë të rregullt dhe do të nxisim zhvillimin e bashkërenduar të qyteteve të mëdha, të mesme dhe të vogla. Qytetet do të zbatojnë politika për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të tregut të pronës së patundshme. Do të forcojmë ndërtimin e infrastrukturës urbane, do të rrisim gjatësinë operacionale të tranzitit hekurudhor nga më shumë se 4 500 kilometra në gati 10 000 kilometra dhe do të zgjatim tubacionet e drenazhimit nga 630 000 në 890 000 kilometra. Do të rinovojmë 167 000 lagje të vjetra urbane, duke sjellë përfitime për më shumë se 29 milionë familje,” tha Li në raport.