Foto: VCG
Kina synon një rritje ekonomike prej 5% për vitin 2023, deklaroi kryeministri kinez Li Keqiang në raportin e punës të qeverisë të mbajtur të dielën në Pekin.
Sipas raportit, objektivat kryesore të zhvillimit të vendit janë: rritja 5% e PBB-së, shtimi i 12 milionë vendeve të reja të punës, një normë prej 5.5 % e papunësisë së anketuar në zonat urbane, rritja afro 3% e CPI-së, ruajtja e të njëjtit ritëm shtimi të të ardhurave të banorëve me atë të rritjes ekonomike, ngritja e cilësisë dhe e qëndrueshmërisë të import-eksportit, mbajtja e ekulibrit të bilancit ndërkombëtar të pagesave, ruajtja e nivelit të prodhimit të drithërave prej 650 miliardë kilogramë, ulja e vazhdueshme e konsumit energjetik dhe e lëshimit të lëndëve kryesore ndotëse për njësi të PBB-së, kontrolli i përdorimit të energjive fosile dhe përmirësimi i vazhdueshëm i mjedisit ekologjik.