Foto: VCG
ARRITJET KRYESORE VITIN E KALUAR
PBB-ja u rrit 3 %.
U shtuan 12.06 milionë vende të reja pune.
CPI-ja u rrit 2 %.
U prodhuan 685 miliardë kg drithëra, 3.7 miliardë kg më shumë në krahasim me vitin 2021.
U pakësuan dhe u shtynë përkatësisht mbi 1 trilion juanë e mbi 750 miliardë juanë taksa e tarifa.
U hoqën interesat për kreditë e të diplomuarve universitarë të vitit 2022 me zgjatjen e kohës së shlyerjes së principalit.
U mbajt qëndrueshmëria e përgjithshme e punësimit dhe rimëkëmbja ekonomike.
Foto: VCG
ARRITJET KRYESORE NË PESË VJETËT E KALUAR
PBB-ja arriti në 121 trilionë juanë, me rritje mesatare vjetore 5.2 % në pesë vjetët e kaluar.
U shtuan mbi 12.7 milionë vende pune të reja në vit.
Norma e investimeve për kërkim-zhvillim në PBB u ngrit nga 2.1 në 2.5 %.
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë u shtua nga 25 mijë në 42 mijë km dhe u ndërtuan a rikonstruktuan 1.25 milionë kilometra rrugë rurale.
Import-eksporti i mallrave u rrit 8.6% në vit, duke i kaluar 40 trilionë juanët dhe duke u radhitur në vendin e parë të botës.
1.05 miliard banorë u përfshinë në skemën e pensioneve të pleqërisë.
U organizuan me sukses Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të Pekinit.
U realizua fitorja në betejën kundër COVID-19.
Subvencionet financiare për sigurimet mjekësore për frymë u ngritën nga 450 në 610 juanë.
Blerjet në grup të barnave dhe të materialeve mjekësore e ulën mbi 400 miliardë juanë barrën ekonomike të pacientëve.
Nisi zbatimi i politikës dhe masave mbështetëse për lindjen e tre fëmijëve.
Foto: VCG
OBJEKTIVAT DHE PUNËT KRYESORE TË VITIT 2023
PBB-ja do të rritet rreth 5 %.
Numri i vendeve të reja të punës do të shtohet me 12 milionë, me një normë prej 5.5 % të papunësisë së anketuar në zonat urbane.
CPI-ja do të rritet rreth 3 %.
Të ardhurat e banorëve do të shtohen me të njëjtin ritëm me rritjen ekonomike.
Do të ngrihen cilësia dhe qëndrueshmëria e import-eksportit dhe do të ruhet ekuilibri i bilancit ndërkombëtar të pagesave.
Niveli i prodhimit të drithërave do të ruhet në mbi 650 miliardë kilogramë.
Do të ulen në vijim konsumi energjetik dhe lëshimi i lëndëve kryesore ndotëse për njësi të PBB-së.
Do t’i jepet përparësi rigjallërimit dhe zgjerimit të konsumit.
Do të shtohen kanalet e fitimit të të ardhurave të banorëve urbanë e ruralë.
Do të nxitet ndërtimi i projekteve të mëdha me investime të huaja.
Do të parandalohen dhe zgjidhen rreziqet e ndërmarrjeve kryesore të pasurive të paluajtshme me përmirësimin e raportit të borxheve, duke ndaluar zgjerimin e verbër dhe duke siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Do të mbështeten më tej kërkesat të banorëve për shtëpinë e parë dhe përmirësimin e kushteve të strehimit familjar, duke zgjidhur si duhet problemin e banimit të punëtorëve nga fshati dhe të të rinjve në qytet.
Do të zhvillohet arsimi profesional dhe do të nxiten risitë në arsimin universitar.
Do të shtohen shërbimet cilësore mjekësore dhe do të zbutet pabarazia mjekësore ndërrajonale