Foto: VCG
Të dielën filloi në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin sesioni i parë plenar i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
Kryeministri Li Keqiang mbajti raportin e punës së qeverisë në emër të Këshillit të Shtetit, për t’u diskutuar nga organi më i lartë ligjvënës.
Li Keqiang-u vuri në dukje në raport se, vitin e kaluar, zhvillimi ekonomik i Kinës është goditur nga faktorë të shumtë të papritur të brendshëm e të jashtëm, të tillë si epidemia etj. “Ne kemi përdorur mjetet politike të rezervuara në vitet e fundit për të zbatuar politikat dhe masat e vendosura. Kemi publikuar dhe zbatuar një paketë politikash dhe masash pasuese për të stabilizuar ekonominë. Jemi përqendruar në stabilizimin e rritjes, të punësimit e të çmimeve dhe kemi nxitur rimëkëmbjen ekonomike. PKB-ja e të gjithë vitit u rrit me 3 %, norma e papunësisë urbane e anketuar ra në 5.5% në fund të vitit dhe treguesi i çmimeve të konsumit u rrit me 2 %. Import-eksporti i përgjithshëm i mallrave u rrit me 7.7 %, deficiti fiskal u mbajt në kontroll në 2.8% dhe të ardhurat e shpenzimet e qeverisë qendrore ishin në përputhje me buxhetin, me një balancë të vogël nga shpenzimet. Norma e shkëmbimit të RMB-së ishte relativisht e qëndrueshme ndër monedhat kryesore të botës. Prodhimi i drithërave arriti 685 miliardë kilogramë,” tha ai. Kryeministri kinez theksoi gjithashtu se cilësia e mjedisit ekologjik vazhdoi të përmirësohet. “Kemi stabilizuar gjendjen e përgjithshme ekonomike duke kapërcyer vështirësitë, i kemi kryesisht përfunduar objektivat dhe detyrat kryesore të zhvillimit të vitit në një mjedis kompleks e të paqëndrueshëm dhe ekonomia kineze ka treguar qëndrueshmëri të fortë,” tha Li Keqiang-u.