Franca shqyrton ndërtimin e 14 termocentraleve të reja bërthamore
2023-03-05 15:05:16

Termocentral berthamor (Foto Atsh)

Termocentral berthamor (Foto Atsh)

Franca po kërkon të ndërtojë më shumë termocentrale të reja sesa ishte paralajmëruar më parë në zgjerimin e planifikuar të energjisë bërthamore.

“Fillimisht po flasim për gjashtë reaktorë, ndërkohë që tetë të tjerë janë duke u shqyrtuar”, tha ministrja franceze e Energjisë, Agnès Pannier-Runacher për të përditshmen e biznesit “Les Echos”, përcjell “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Përzierja jonë e energjisë duhet të marrë parasysh realitetin, shkencën si dhe realitetet industriale dhe nuk duhet të bazohet në ideologji të thjeshtuara. Arritja e neutralitetit të CO2-shit deri në vitin 2050 kërkon që ne të prodhojmë masivisht më shumë energji elektrike. Më duhet t’i paraqes parlamentit kufizimet fizike që lidhen me këtë kapacitet të ri prodhimi për të sqaruar se sa larg mund të shkojmë teknikisht deri në vitin 2050 për sa i përket diellit, erës detare dhe bërthamore për të bërë zgjedhjet më të mira për përzierjen e energjisë”, theksoi ministrja.

Franca dëshiron të vazhdojë të mbështetet ndjeshëm në energjinë bërthamore për furnizimin e saj me energji.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi një rilindje të fuqisë bërthamore franceze një vit më parë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Franca është prodhuesi i dytë më i madh i energjisë bërthamore në botë pas SHBA-së dhe aktualisht ka 56 termocentrale bërthamore.

Parlamenti francez po debaton aktualisht një ligj për të përshpejtuar ndërtimin e centraleve të reja bërthamore.

Ndërtimi i reaktorëve të parë të rinj është planifikuar të fillojë në vitin 2027. (Irma)