Kenia pritet të ketë 130 autobusë elektrikë kinezë gjatë këtij viti
2023-03-05 15:11:58

Autobuset elektrike (Foto Xinhua)

Autobuset elektrike (Foto Xinhua)

Firma keniane e automobilave, “Associated Vehicle Assemblers” (AVA), njoftoi se gjatë këtij viti do të montojë 130 autobusë elektrikë të prodhuar nga firma kineze e automobilave “BYD”.

Matt Lloyd, drejtor menaxhues i “AVA”, deklaroi për “Xinhua”, në kryeqytetin kenian Nairobi, se deri tani janë montuar 15 autobusë elektrikë BYD për tregun vendas që janë importuar si një koleksion pjesësh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Avantazhi i BYD është se është një nga liderët në botë në prodhimin e automjeteve elektrike dhe niveli i cilësisë së automjeteve është shumë i lartë”,-  tha Lloyd.

Sipas tij, autobusët BYD të montuar në vend kanë standarde të larta sigurie dhe për këtë arsye do të rrisin sigurinë e përgjithshme rrugore të Kenias.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai theksoi se firma e tij ka fituar teknologji moderne të automobilave përmes këshillave teknike që ka marrë nga “BYD”. (Irma)