Wang Huning drejtoi mbledhjen e KKPPK-së
2023-03-04 11:33:16

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të premten pasdite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, Wang Huning drejtoi një takim të presidiumit të sesionit vjetor të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), trupës më të lartë këshilluese politike në Kinë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një takim përgatitor për sesionin e parë të Komitetit të 14-të Kombëtar të KKPPK-së, që u mbajt më herët, është miratuar presidiumi i sesionit vjetor të KKPPK-së, i cili është vendosur të hapet sot pasdite.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Takimi përgatitor, i kryesuar nga kryetari i Komitetit të 13-të Kombëtar të KKPPK-së, Wang Yang, miratoi gjithashtu agjendën e sesionit të sivjetshëm dhe një listë emrash të komisionit të shqyrtimit të propozimeve.