Eksportet e drithërave ukrainase, Lavrov: Perëndimi po gropos iniciativën e Detit të Zi
2023-03-04 15:03:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s, zhvilluar në Indi, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin se po gropos iniciativën e Detit të Zi, e cila lehtëson eksportin e prodhimeve bujqësore të Ukrainës.  

Ndërsa është ende pjesë e marrëveshjes, Rusia, në mënyrë të përsëritur ka kritikuar qasjen e Perëndimit ndaj paktit që u arrit korrikun e vitit të shkuar, duke thënë se vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë nuk po bëjnë sa duhet për të lehtësuar kufizimet ndaj eksporteve ruse, veçanërisht ndaj plehrave që përdoren në bujqësi, shkruan “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Faza aktuale e marrëveshjes, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, skadon më 18 mars. Ajo do të zgjatet nëse asnjëra palë nuk kundërshton zyrtarisht. Përpara afatit të mëparshëm për të zgjatur marrëveshjen në nëntor, Rusia shtoi kritikat e saj ndaj marrëveshjes në një përpjekje për të siguruar më shumë lëshime nga Perëndimi, por në fund e la atë të qëndrojë në vend edhe për 120 ditë të tjera.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori bujqësor i Rusisë nuk është shënjestruar drejtpërdrejt nga sanksionet perëndimore, por Moska zyrtare argumenton se sanksionet prekin pagesat, dërgesat dhe sigurimet dhe për këtë arsye përbëjnë një pengesë për eksportet e saj të grurit dhe plehrave.  (Irma)