Foto nga VCG
Zëdhënësi i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) Guo Weimin tha të premten në një konferencë për shtyp se Kina po përballet me kushte të favorshme për stabilizimin e punësimit në vitin 2023.
“Me optimizimin dhe rregullimin e masave antiepidemike të COVID-19 dhe masat e mëtejshme për stabilizimin e ekonomisë – tha Guo - ekonomia kineze do të vazhdojë të rimëkëmbet dhe të ofrojë një mbështetje solide në stabilizimin e punësimit”.
Presioni mbi punësimin është relativisht i madh, me numrin e të diplomuarve në universitete që pritet të arrijë një rekord prej 11.5 milionë në vitin 2023. Ndërkohë, ka një të hendek midis aftësive dhe cilësive të punëkërkuesve dhe kërkesave të tyre për punë.
Foto nga VCG
Anëtarët e KKPPK-së kanë paraqitur një numër të madh propozimesh mbi stabilizimin dhe nxitjen e punësimit, shtoi Guo.
Në vitin 2022, Komisioni për Çështjet Ekonomike pranë KKPPK-së ka kryer hulumtime për krijimin e mundësive për punë, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve individuale, ndërsa Komiteti i Arsimit, Shkencës, Kulturës, Shëndetësisë dhe Sporteve është fikusuar në punësimin e të diplomuarve nga shkollat e larta.
Foto nga VCG
Raportet dhe propozimet e tyre të posaçme do të jenë një pjesë e rëndësishme gjatë konsultimeve në sesionin e KKPPK-së, tha Guo.