Hungaria vonon anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
2023-03-04 15:14:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hungaria vonon më tej votimin për ratifikimin e kërkesave të pranimit për Suedinë dhe Finlandën në NATO. Kjo u bë e ditur sipas një përditësimi të publikuar në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare.

Vonesa, e cila e shtyn votimin me dy javë, vjen pasi vendet e NATO-s, Hungaria dhe Turqia, nuk kanë miratuar ende kërkesën e dy vendeve nordike për t'u bashkuar në aleancën ushtarake perëndimore, shkruan “RTSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se ai personalisht është në favor të anëtarësimit të dy vendeve në NATO, por pretendon se qeveritë në Suedi dhe Finlandë kanë përhapur gënjeshtra për Hungarinë, të cilat kanë ngritur pyetje në mesin e ligjvënësve për miratimin e kërkesave.

Në një intervistë radiofonike në shkurt, Orban konfirmoi se Hungaria do të dërgonte një delegacion parlamentar në Suedi dhe Finlandë për të kërkuar sqarime për çështje të tilla përpara se ratifikimi të shkonte për votim në Parlament.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Delegacioni hungarez pritet të takohet me kryetarin e Asamblesë suedeze Andreas Norlén dhe ligjvënës të tjerë në Parlamentin suedez, Riksdag, të martën e ardhshme, sipas një deklarate të Riksdag. (Irma)