Heshtja e turpshme
2023-03-02 20:10:06

Ka kaluar gati një muaj që kur gazetari i njohur amerikan Seymour Hersh publikoi raportin e tij për shpërthimin nga ShBA-ja të gazsjellësve "Nord Stream". Por, është e pabesueshme se si mediet amerikane ose europiane, që vetëquhen "të pavarura" dhe "profesionale", e kanë përmendur rrallë një gjë të tillë, pa folur pastaj për të "gërmuar" më thellë lidhur me të. Duket sikur lajmi për një ngjarje të tillë, që mund të krahasohet me "Watergate", është zhdukur nga faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve perëndimore!

Nga kjo mund të shohim se mediet bashkëpunojnë me autoritetet amerikane për fshehjen e së vërtetës dhe shmangien e përgjegjësive. Lidhur me këtë, anëtarja i Parlamentit Europian  Clare Daly deklaroi në mënyrë të hapur se është e turpshme.