Turqia do të zëvendësojë 1.5 milionë ndërtesa të rrezikshme nga tërmeti në Stamboll
2023-03-02 11:43:19

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Turqia ka planifikuar të ndërtojë ndërtesa të reja për të zëvendësuar rreth 1.5 milionë ndërtesa të rrezikshme në Stamboll për tërmete të mundshme të forta në të ardhmen, deklaroi për mediet ministri turk i Urbanizimit, Murat Kurum, nga provinca jugore Hatay, citon “Xinhua”.

Sipas tij, këto ndërtesa rezidenciale do të ndërtohen në dy zona të përcaktuara në të dyja anët e qytetit.

Ky vendi është pjesë e planit të masave në projektin e transformimit urban të nisur nga qeveria turke në rajonin e Marmarasë të prirur nga tërmeti, centrali industrial i vendit në veriperëndim.

Qeveria gjithashtu do të reduktojë dendësinë e ndërtimeve dhe do të forcojë zonat industriale kundër tërmeteve, vuri në dukje Kurum.

Më shumë se 44.000 persona humbën jetën në tërmetet e fundit katastrofike në Turqinë jugore, duke ngjallur frikën e publikut në Turqi se shtëpitë e tyre nuk do t'i rezistojnë goditjeve të forta.

Kjo nuk është hera e parë që Stambolli i nënshtrohet një projekti të transformimit të qytetit. Pas tërmetit të Izmitit të vitit 1999, qeveria turke nisi një projekt për të zëvendësuar ndërtesat e vjetra në qytet. (Elona)