Më e tmerrshme se “treni helmues” është mjegulla helmuese e politikës amerikane
2023-03-02 11:37:30

Foto nga VCG

Me kalimin e kohës vazhdojnë të dalin në pah pasojat katastrofike të rrjedhjes së lëndëve helmuese, që shkaktoi dalja e trenit nga shinat në shtetin amerikan të Ohajos një muaj më parë. Një numër në rritje i banorëve vendorë po diagnostikohen me bronkit dhe sëmundje të tjera. Sipas vlerësimeve të Departamentit të Burimeve Natyrore të Ohajos më 23 shkurt, që nga aksidenti i daljes së trenit nga shinat, numri i kafshëve të ngordhura në ujin e ndotur pranë vendit të aksidentit ishte afro 44 000. Ndërkohë, pasojat e daljes nga shinat të "trenit helmues" po përhapen edhe në shtete të tjera.

Republikanët e sulmuan administratën e tanishme se ishte shpërfillëse ndaj katastrofës, kritikuan presidentin që zgjodhi të shkonte në Kiev në vend që të vizitonte banorët e Ohajos dhe e krahasuan mungesën e ndihmës në kohë për banorët e qytetit të Palestinës Lindore, pranë të cilit ndodhi aksidenti, me ndihmën bujare për Ukrainën. Partia Demokratike e akuzoi administratën e mëparshme për lehtësimin e rregulloreve mbi transportin e mallrave të rrezikshme me tren, pas lobimit të kompanive hekurudhore.

"New York Times" u ankua se politika kishte pushtuar daljen nga shinat e trenit në Ohajo. Edhe bota e jashtme e ka parë më qartë se, në sistemin “demokratik” amerikan, përveç interesave vetjake , politikanët nuk kanë menduar kurrë për zgjidhjen e vështirësive dhe shqetësimeve urgjente të njerëzve.