Ndërmarrjet kineze zgjerojnë praninë globale
2023-03-02 10:44:58

Ndërmarrjet shtetërore kineze synojnë të shtojnë praninë e tyre në tregun botëror, me më shumë projekte. Sipas specialistëve, përgjigjja e optimizuar e Kinës ndaj Covid-19 dhe masat e mëtejshme të hapjes do të ndihmojnë ndërmarrjet shtetërore të forcojnë marrëveshjet ndërkombëtare të prodhimit dhe të ndërtojnë më shumë projekte në lidhje me infrastrukturën tradicionale dhe të re në tregjet jashtë shtetit në vitin 2023.

Ndërmarrjet shtetërore në Kinë parashikohet të kenë të ardhura më të larta dhe të zgjerojnë praninë e tyre në tregun botëror këtë vit pasi qeveria i inkurajon ato të përparojnë në rangun global, thanë ekspertët dhe drejtuesit e biznesit.

CFP

Ata thanë se ndërmarrjeve shtetërore u kërkohet gjithashtu të kryejnë kërkime teknologjike bazuar në nevojat kombëtare për përmirësimin strategjik dhe industrial.

Përgjigjja e optimizuar e Kinës ndaj Covid-19 dhe masat e mëtejshme të hapjes do të ndihmojnë ndërmarrjet shtetërore të forcojnë marrëveshjet ndërkombëtare të prodhimit dhe të ndërtojnë më shumë projekte në lidhje me infrastrukturën tradicionale dhe të re në tregjet jashtë shtetit në vitin 2023, tha Liu Xingguo, studiues në Konfederatën e Ndërmarrjeve të Kinës me qendër në Pekin.

Kjo është veçanërisht e vërtetë me ekonomitë pjesëmarrëse në zhvillimin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe vendet nënshkruese të marrëveshjes së Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal.

Edhe pse ndërprerja e shkaktuar nga pandemia mund të vazhdojë të ndikojë në investimet globale ndërkufitare në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, shumë ndërmarrje shtetërore kineze, si “China Railway Construction Corp Ltd” dhe “Sinochem Holdings Corp”, kanë ndryshuar tashmë strategjitë e tyre të investimeve.

Ata po llogarisin në mundësitë e krijuara nga marrëveshjet shumëpalëshe dhe dypalëshe të tregtisë së lirë, si dhe nga sektorët e biznesit me rritje të shpejtë për të siguruar kthime të qëndrueshme financiare, tha Liang Jun, president i Shoqatës së Kapitalit Shtetëror të Guangdong.

Pas përfundimit të të gjitha detyrave kryesore të planit trevjeçar për reformën e ndërmarrjeve shtetërore (2020-22), ato tashmë janë bërë më të shëndetshme. Sistemi i tyre që mbështet inovacionin teknologjik është përmirësuar dhe mbikëqyrja mbi asetet shtetërore është bërë më profesionale, sistematike dhe e bazuar në ligj, thuhet në një deklaratë të publikuar në fillim të shkurtit nga Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive i Këshillit të Shtetit.

Sipas komisionit, ndërmarrjet shtetërore në Kinë patën rritje të fitimit neto me 35.71 për qind në 1.9 trilionë juanë (272.8 miliardë dollarë) në vitin 2022, krahasuar me vitin 2020. Të ardhurat operative u rritën me 30.03 për qind nga viti 2020 në 39.4 trilionë juanë në vitin 2022.

Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive i Këshillit të Shtetit bëri të ditur se plani ka çuar në përpjekje të gjithanshme dhe përparime të shumta në fushat kryesore, duke përfshirë optimizimin e sistemit modern të ndërmarrjeve dhe mekanizmit të funksionimit të orientuar nga tregu. Gjithsej 99 ndërmarrje shtetërore kineze u përfshinë në Listën 500 të “Fortune Global 2022”.

“China Railway Construction Engineering Group” planifikon këtë vit të zgjerojë aktivitetin e ndërtimit, të tilla si projekte të pasurive të paluajtshme dhe rrjete hekurudhore në tregjet jashtë shtetit, veçanërisht në ekonomitë e lidhura me nismën “Një brez, një rrugë”, sipas Mou Jinyou, kryeinxhinier dhe zëvendëspresident i biznesit ndërkombëtar të kompanisë.

Një pamje e përgjithshme e stadiumit Nelson Mandela gjatë ndeshjes finale të futbollit të Kampionatit të Kombeve Afrikane 2022 CAF midis Algjerisë dhe Senegalit në Algjer, Algjeri, më 4 shkurt./Agjencies

Në Baraki, Algjeri, stadiumi “Nelson Mandela” u vu në përdorim në janar pas përfundimit të tij nga “CRCEG”, një degë e “China Railway Group Ltd” me seli në Pekin. Ai shërbeu si një vend kryesor për ndeshjen e parë zyrtare të futbollit të Kampionatit të Kombeve Afrikane 2022, që u mbajt në Algjeri nga 13 janari deri më 4 shkurt, pasi Konfederata e Futbollit Afrikan e ricaktoi turneun në vitin 2020.

Me një sipërfaqe prej rreth 41 hektarësh dhe një sipërfaqe totale prej mbi 135.000 metra katrorë, stadiumi mund të mbajë deri në 40.784 spektatorë.

Jashtë stadiumit është ndërtuar një platformë helikopteri, një stacion energjie me ambiente mbështetëse dhe një park në natyrë. Parkimi i saj i jashtëm mund të strehojë 2185 makina dhe 305 autobusë.