"The Uashington Post": Vdekshmëria e grave gjatë lindjes në ShBA është rritur
2023-03-02 16:22:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gazeta amerikane "The Uashington Post" njoftoi të dielën se, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), nga viti 2000 deri më 2020, norma e vdekshmërisë së grave amerikane gjatë lindjes u shtua afro 78 %, duke arritur raportin 21 në 100 mijë gra në vitin 2020. 

Në njoftimin e gazetës thuhet se ShBA-ja nuk ka ndërmarrë asnjë masë për përballimin e këtij "turpi kombëtar" dhe ndalimi i abortit do ta përkeqësojë më tej gjendjen.