Foto nga VCG
Me dakordësimin nga qeveritë kineze dhe shqiptare, marrëveshja për heqjen reciproke të vizave mes Shqipërisë dhe Kinës do të hyjë në fuqi më 18 mars 2023.
Njoftimi është bërë nga ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, i cili përmes një deklarate të postuar në “Facebook, bëri të ditur se sipas marrëveshjes, qytetarët e të dy vendeve përjashtohen nga aplikimi për vizë nëse qëndrojnë në shtetin tjetër për jo më shumë se 90 ditë, çdo 180 ditë nga data e hyrjes në shtetin tjetër.
“Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri ju kujton se nëse keni synim qëndrimin për më shumë se 90 ditë, ose të angazhoheni në aktivitete të tilla si studimi, punësimi, qëndrimi afatgjatë etj., duhet të zhvilloni procedurat përkatëse të aplikimit për vizë para se të hyni”,- bën të ditur ambasadori Zhou në postimin në rrjetet sociale. (Elona)