Lindjet në Japoni arritën në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në vitin 2022
2023-03-01 14:24:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Numri i foshnjave të lindura në Japoni në vitin 2022 ra në një nivel rekord të ulët, nën 800.000 për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve më 1899-n.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i lindjeve në vend ra me 43.169, ose 5.1 për qind nga një vit më parë në 799.728, një rekord i ri i ulët për të shtatin vit radhazi, përcjell “Xinhua”.

Rënia vjen shumë më herët nga sa priste qeveria. Sipas një parashikimi të qeverisë për vitin 2017, lindjet në Japoni do të binin nën 800.000 për herë të parë në 2033-shin.

Duke përjashtuar foshnjat e lindura nga banorë të huaj në Japoni, numri i lindjeve vlerësohet të jetë rreth 770.000, treguan të dhënat.

Të dhënat treguan gjithashtu se numri i vdekjeve në vitin 2022 u rrit me 129.744 ose 8.9 për qind, në 1.582.033, duke shënuar një tjetër rekord të lartë. (Elona)