Shtohet eksporti i naftës amerikane në Europë
2023-03-01 16:10:28

Sipas statistikave të kompanisë së analizës së të dhënave të mallrave "Kpler", gjatë një viti pas shpërthimit të konfliktit Rusi-Ukrainë, janë shtuar mesatarisht në muaj 38% mallrat e transportuara në det nga SHBA-ja në Europë. Gazeta amerikane "The Wall Street Journal" komentoi se lufta ka shtuar eksportin e naftës bruto amerikane në Europë. "Anijet e mëdha naftëmbajtëse transportojnë naftë bruto nga SHBA-ja në Gjermani, Francë, Itali e Spanjë dhe vëllimi eksportues është rritur rreth 88%," njoftoi gazeta.