Biznesmenët nga EQL-së lënë "shtëpinë" në kryeqytet për biznese të reja në qytetet e distriktit në Kinë
2023-03-01 13:23:20

Foto nga chinanews.com

Ai është i zënë në dhënien me qira të punëtorive, blerjen e pajisjeve dhe negocimin e porosive... Përherë "busy” (i zënë) është portreti i vërtetë i Desislav Dimitrov Despodov në Kinë. Gjatë këtij Festivali të Pranverës, ai e zhvendosi "shtëpinë" e tij nga Pekini në distriktin Yuyao të qytetit Ningbo të provincës Zhejiang, duke hapur një biznes të ri në Parkun lokal të Bashkëpunimit Industrial Ndërkombëtar Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore.

"Po shfrytëzojmë kohën për të nisur projektin e shkarkimit, në mënyrë që pajisjet të mund të instalohen më tej dhe të vihen në funksion” - tregon Desislav Dimitrov Despodov, themelues i projektit lokal të materialeve të biodegradueshme, i cili është nga Sofja e Bullgarisë.

Në fillim të janarit 2023, kompania Ningbo Bulgaria Biomaterials, një projekt tërësisht në pronësi të huaj në Bullgari, përfundoi regjistrimin industrial dhe tregtar dhe hapjen e llogarisë bankare në Yuyao, duke zbarkuar zyrtarisht në Parkun Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Industrial Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore. Ky është projekti i katërt nga ky rajon që vendoset në park pas Hungarisë, Polonisë dhe vendeve të tjera.

Për shkak se beson në tregun kinez, ai jeton dhe punon në Kinë prej kohësh. "Unë kam jetuar në Pekin për 10 vjet," – thotë Desislav Dimitrov Despodov, duke shtuar se dekadën e fundit, ai ka qenë i angazhuar në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë në drejtim të polimerizimit të materialit polimer, duke shpresuar të hapë tregun kinez dhe shitur produkte në mbarë botën.

Foto nga VCG

Projekti që solli në Parkun e Bashkëpunimit Industrial Ndërkombëtar Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore këtë herë është pikërisht ai i materialit të degradueshëm me bazë bio që po kultivon prej 10 vitesh. Për të përshpjetuar vënien në punë të projektit, Despodov e zhvendosi me vendosmëri "shtëpinë" e tij nga Pekini në Yuyao. Duke lënë kryeqytetin kinez për një qytet të nivelit të distriktit, ai rrëfen se fillimisht kishte hezituar dhe ishte preokupuar. Por shërbimi në park e bëri të familjarizohej shpejt me këtë qytet të vogël.

“I gjithë kujdesi i njerëzve më lejoi të shihja aspektet e përkushtimit dhe respektit në këtë qytet." Despodov shpjegon se për ta ndihmuar atë të gjente një shtëpi të përshtatshme, stafi gjithashtu e shoqëroi për të shikuar disa lagje dhe të gjente një shtëpi të kënaqshme brenda dy ditësh. Ndonëse është një qytet në nivel distrikti, në sytë e tij, ky vend është plot vrull zhvillimi.

Foto nga VCG

Në fakt, gjatë këtyre viteve të jetesës në Kinë, Despodov ka qenë edhe në shumë qytete të tjera. Sipas tij, mbajtja e projekteve dhe shërbimeve cilësore janë vetëm një aspekt, por një industri e fortë kërkon mbështetje dhe bazë ekonomike. Duke u interesuar vazhdimisht, ai mësoi se Yuyao njihet si "Qyteti i Plastikës në Kinë" dhe ka tregun më të madh  të lëndës së parë për këtë produkt në të gjithë vendin. Shitjet e plastikës dhe dhënia e informacionit janë të barabarta me një treg prodhimi profesional, të cilat gjithashtu hedhin themelet industriale për zhvillimin e projektit të tij.

"Është padyshim një zgjedhje e mençur për të zhvilluar dhe prodhuar materiale të reja të degradueshme me bazë bio në Yuyao." Gjatë vitit 2023, Despodov shpreson që produktet e tij të mund të integrohen më mirë me industrinë plastike të Yuyaos dhe arritur një bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë së bashku. (Çang Çuo)