foto nga VCG
Ditët e fundit, në një repart qëndisjeje të fshatit Xiangmei, gazetari shikon se si gjilpërat dhe fijet në duart e grave lëvizin aq shpejt mbi korniza dhe në repart të gjitha gratë janë të zhytura në punë.
Fshati Xiangmei, që ndodhet në qytetit Kaili të provincës Guizhou të Kinës Jugperëndimore është një vendbanim i kombësisë miao me një kulturë të pasur qëndisjeje. Duke trashëguar këtë zejtari të "majës së gishtave", ky fshat e ka shndërruar mjeshtërinë në ekonominë e "majës së gishtave", e cila e ndihmoi fshatin për t’u shkëputur përfundimisht nga skamja dhe duke u dhënë më shumë shpresa banorëve.
Vetëm një dekadë më parë, Xiangmei ishte një fshat i varfër, i prapambetur dhe pa rrugë lidhëse me zonat përreth. Për të siguruar jetesën, pjesa kryesore e meshkujve të rinj dhe atyre të moshës së mesme shkuan të punojnë në qytete, ndërsa gratë mbetën në shtëpi për punët bujqësore dhe për kujdesjen ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.
Drejtuesja e fshatit, Gu Lanhua (në mes) / foto nga "china.com.cn"
Drejtuesja e fshatit, Gu Lanhua ishte e shqetësuar për gjendjen në Xiangmei dhe kishte inspektuar fshatra të tjera përreth për të thithur përvojat e një jete më të mirë. Gu mori pjesë nganjëherë në një konkurs të qëndistareve të prefekturës, madje me një punim të vetin u rendit mes "njëqind më të mirave". Pikërisht nga kjo eksperiencë personale, Gu filloi të kuptonte se mjeshtria e qëndisjes e fshatit Xiangmei ishte e veçantë dhe me një hapësirë të madhe zhvillimi. Qysh nga ajo kohë, Gu e ka konsideruar qëndisjen e kombësisë miao si një shans transformimi për fshatin Xiangmei.
Pas atij konkursi Gu nxiti kuadrot e fshatit të studionin herë pas here zhvillimin e industrisë së qëndisjes së kombësisë miao, në mënyrë që të shtonte të ardhurat e grave shtëpiake. Ajo vizitoi çdo grua që ushtronte qëndisjen në fshat për zgjedhjen e tyre. Për të hequr çdo dyshim dhe transmetuar më shumë besim ajo organizoi disa inspektime në bazat e tjera të grave qëndistare të kombësisë miao.
Dhoma e qëndisjes e kooperativës "Mioaxiang Jinxiu"/ foto nga "Guizhou Daily"
Përpjekjet e Gu-së nuk shkuan dëm. Me nxitjen e saj, që nga krijimi në vitin 2016, kooperativa profesionale e qëndisjes "Miaoxiang Jinxiu" funksionon në një qendër me tetë salla, përfshirë repartin e prodhimit, dhomën e qëndisjes, sallën e demonstrimit etj. Aktualisht kjo kooperativë ka krijuar marrëdhënie të bashkëpunimit strategjik me disa kompani të qëndisjes së kombësisë miao. Çdo vit kooperativa mund të realizojë mbi 300 porosi, ndërsa të ardhurat mujore të qëndistareve shkojnë nga 1.200 deri 4.000 juanë (172-575 dollarë amerikanë). Sot kooperativa ofron punësim për mbi 300 gra të fshatit Xiangmei.