
Foto nga VCG
Tre të katërtat e të huajve që u vendosën në Lituani në vitin 2022 ishin refugjatë që ikën nga Ukraina, si rezultat i konfliktit Rusi-Ukrainë, bëhet e ditur nga të dhënat e Zyrës së Statistikave të Lituanisë, raporton “Xinhua”.
Tradicionalisht, shumica e lituanëve riatdhesohen nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Gjermania. Vitin e kaluar, shifrat përkatëse ishin përkatësisht 5684, 1546 dhe 1369.
Sipas statistikave të qeverisë, vitin e kaluar u riatdhesuan 14.352 lituanë dhe 12.697 u larguan nga vendi.
Në vitin 2022, 95.400 persona emigruan në Lituani dhe 23.000 njerëz u larguan nga Lituania. Në mesin e të gjithë njerëzve të emigruar, ka 81.000 të huaj dhe tre të katërtat e tyre janë refugjatë nga Ukraina.
Vendi regjistroi 62.000 refugjatë që ikën nga Ukraina në vitin 2022, njoftuan Statistikat e Lituanisë.
Viti i fundit negativ i emigracionit ishte viti 2019, me 24.510 ardhje dhe 20.412 largime.
Vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i banorëve të përhershëm në Lituani u rrit me 54.000 në 2.860.000, kryesisht për shkak të fluksit të refugjatëve nga Ukraina, raportuan Statistikat e Lituanisë në janar. (Elona)
