Banorët e Teksasit dhe Miçiganit kundër ndotjes nga mbetjet toksike të “trenit helmues”
2023-03-01 14:38:00

Foto nga VCG

Transportimi i disa prej mbetjeve toksike të prodhuara nga incidenti i daljes nga shinat i trenit në Ohio të SHBA-së për trajtim në Teksas dhe Michigan, ka shkaktuar pakënaqësi në popullsinë vendore të këtyre shteteve, thuhet në raportin e  CNN të datës 27 shkurt.

Sipas raportimit, pasditen e datës 26 shkurt (ora lokale),  banorë të  kontesë Wayne të shtetit Michigan u tubuan në protestë për të shprehur pakënaqësi dhe shqetësime ndaj transportimit të mbetjeve  toksike, që pasoi incidenti i trenit  në Ohio. Pakënaqësia e qytetarëve e detyroi  Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit të ShBA-së të ndërpresë transportimin e mbetjeve toksike nga incidenti i "trenit helmues", jashtë këtij shteti.