Ivan Mrkic
Ditët e fundit, ish-ministri i Jashtëm serb Ivan Mrkic shkroi një artikull komentues "Kina tregon rrugën për zgjidhjen paqësore të krizës së Ukraisë". Sipas artikullit, në një vjetorin e fillimit të krizës së Ukrainës, Kina publikoi "Pozicionin e Kinës për zgjidhjen politike të krizës ukrainase". Ky dokument përbëhet nga dymbëdhjetë pika, secila prej të cilave godet pikat e rëndësishme. Gjatë vitit të kaluar, ne kemi ndjerë thellësisht se konflikti Rusi-Ukrainë jo vetëm lidhet me Rusinë dhe Ukrainën, por gjithashtu ka ndikim të thellë për të gjithë botën. Kina publikoi këtë dokument të rëndësishëm në këtë moment, duke bërë thirrje për armëpushim dhe ndërprerje të luftës, dhe fillimin e bisedimeve të paqes, duke treguar rrugëdalje për zgjidhje politike të krizës së Ukrainës dhe duke ofruar plan referimi për të gjitha palët që kërkojnë të zgjidhin problemet në mënyrën paqësore.
Dokumenti i Kinës thekson së pari nevojën për të respektuar sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve. Pika e dytë thekson se mentaliteti i Luftës së Ftohtë duhet të braktiset dhe siguria e një vendi s'mund të jetë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera. Më pas janë “armëpushimi dhe ndërprerja e luftës” dhe “fillimi i bisedimeve të paqes”. Në pikën e pestë, dokumenti i pozicionit shtjellon zgjidhjet për krizat humanitare. Pika e gjashtë bën thirrje për "mbrojtjen e civilëve dhe robërve të luftës". Pika e shtatë është ruajtja e sigurisë së termocentraleve bërthamore. Pika e tetë thekson nevojën për "reduktimin e rrezikut strategjik" dhe thekson se armët bërthamore nuk duhet të përdoren. Pika e nëntë përfshin komoditetin dhe rrjedhën e qetë të transportit të të drithërave. Pika dhjetë bën thirrje për t'i dhënë fund sanksioneve të njëanshme. Çdo sanksion i njëanshëm që nuk autorizohet nga Këshilli i Sigurimit është i paligjshëm dhe jo i favorshëm për zgjidhjen e problemit, madje mund të sjellë incidente të reja. Kina theksoi gjithashtu nevojën për të "siguruar stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit" dhe shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë dhe për të luajtur rol konstruktiv në rindërtimin e pasluftës të zonave të konfliktit.
Ky dokument është mirëpritur gjerësisht dhe është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha palët, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në konfliktin Rusi-Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se disa elementë të planit të paqes të Kinës mund të bëhen baza për diskutimin e zgjidhjes së paqes së situatës së Ukrainë.
Thelbi i dokumentit të Kinës është për të mbrojtur burimet, inflastrukturë dhe për të shpëtuar jetë dhe për të ruajtur paqe. Ky veprim tregon përgjegjësinë e Kinës si një vend i madh dhe përputhet me ndikimin e saj politik në skenën ndërkombëtare.
Rrënja e konfliktit Rusi-Ukrainë është lufta midis botës multipolare e botës unipolare. Dhe kriza e Ukrainës i ka treguar qartë botës se sistem multipolar është më efektiv se unipolar në botë. Kur çdo individ dhe çdo vend mund të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të marrë respektim, e ardhmja e botës njerëzore do të jetë shumë më e sigurt dhe më e lirë se tani.