“Kongresi Botëror Mobile 2023” sheh një rikthim të fortë të pjesëmarrësve aziatikë
2023-03-01 11:03:40

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Edicioni i vitit 2023 i “Kongresit Botëror Mobile” (MWC) që nisi të hënën në Barcelonë pa një rikthim të fuqishëm të pjesëmarrësve aziatikë, sipas organizatorit të eventit më të madh vjetor të qytetit.  

Në mesin e rreth 80.000 pjesëmarrësve nga mbi 200 vende dhe rajone, rreth 5000 janë të regjistruar nga Kina, pasi vendi aziatik hoqi kufizimet e udhëtimit në fillim të këtij viti, njoftoi organizatori, citon “Xinhua”.  

MWC 2023, i cili përfshin mbi 2000 ekspozues me produktet e tyre më të fundit për të shfaqur risitë më të fundit teknologjike në industrinë e celularëve, zgjat deri të enjten. Aktiviteti mbahet në qendrën e ekspozitës “Fira Gran Via”.  

Këtë herë kompanitë kineze si “Honor”, “Xiaomi” dhe “OnePlus”, si dhe Nokia, do të lançojnë telefona të rinj inteligjentë, duke përfshirë telefona të palosshëm dhe me karikim të shpejtë. Stenda e gjigantit të teknologjisë kineze “Huawei” u zgjerua me rreth 50 për qind më e madhe se ajo e vitit të kaluar.  

Sipas organizatorit, shfaqja e këtij viti, me temë “Velocity”, do të ketë pesë seminare kyçe të fokusuara në përshpejtimin 5G, Reality+, OpenNet, FinTech dhe Digital Everything.  

Për më tepër, vizitorët mund të kenë një paraqitje të shkurtër të një treni me kapsulë që mund të fluturojë mbi shina me një shpejtësi maksimale prej 1200 km/orë, robotët më të fundit kirurgjikalë, inteligjencën artificiale etj. (Elona)