Eksportet rriten me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Më shumë importe nga Kina
2023-03-01 10:29:51

Eksportet e produkteve shqiptare, por edhe importet nga jashtë, kanë shënuar rritje gjatë muajit janar 2023. Shqipëria ka rritur eksportet e saj me vendet e rajonit gjatë muajit janar 2023, duke shënuar një rritje prej 20.2% ose 42 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bën të ditur “RTSH”.

Eksportet më të larta Shqipëria i ka pasur me Maqedoninë e Veriut, duke shënuar një rritje prej 207.5%, dhe me Greqinë një rritje me 81.6%. Ndërsa eksportet shqiptare më të ulëta u shënuan me Italinë.

Gjatë janarit 2023 rritje kanë shënuar edhe importet e mallrave me 5.8% ose 58 miliardë lekë, krahasuar me janarin 2022. Rritjet më të mëdha të importit janë shënuar me Kinën me 27.4% dhe më pak me Turqinë dhe Italinë.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë vijojnë të mbeten Italia, Turqia dhe Greqia. (Elona)