Muzeu Historik, projekt 1 milion euro me agjencinë japoneze “JICA”
2023-03-01 11:13:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nisi zyrtarisht fillimi i zbatimit të “Projektit për Përmirësimin e Pajisjeve për Konservimin, Restaurimin dhe Mjedisin Ekspozues të Muzeut Historik Kombëtar”, projekt i aplikuar nga Muzeu Historik Kombëtar në Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, priti në një takim pune Yohei Otomo, ndihmësdrejtor i seksionit të “Japan International Cooperation System”.

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni i parë kulturor që fiton një projekt me grant nga “JICA”. Prej më se 4 vitesh, stafi i Muzeut Historik Kombëtar me mbështetjen edhe të zyrës të “JICA” në Shqipëri, ka punuar për aplikimin në këtë projekt, i cili kap vlerën rreth 1 milion euro, bën të ditur “ATSH”.

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë vijon të mbetet një prej atraksioneve kulturore dhe historike më të vizituara në kryeqytet. Në 2022-shin, ky muze mirëpriti 55.306 vizitorë. (Elona)