Tërmeti apokaliptik në Turqi dhe Siri, ndërtimet pa kriter të pallateve
2023-02-28 10:14:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tërmeti i fuqishëm që goditi fuqishëm Turqinë e Sirinë, si pasojë e të cilit humbën  jetën rreth 50 mijë vetë, la pas edhe mësimin se duhet të jemi të përgatitur nga ana e infrastrukturës dhe ndërtimit për t’i bërë ballë fatkeqësive natyrore. Së fundmi Turqia ka pasur arrestime të shumta dhe akuza të mëdha për ndërtimet, të cilat pas tërmetit të fuqishëm, janë rrënuar. Të vetmet pallate që nuk janë prekur në lagjen “Antakya” në Hatay, janë 3 ndërtesat publike dhe 12 apartamentet e ndërtuara nga familja Ergüvenoğlu. Banore e Turqisë dhe njëkohësisht punonjëse e përgjithshme e teatrove në Turqi, shqiptarja  Anxhela Bregu shprehet se tashmë gjithçka në atë zonë ëshë rrënuar.

“Me situatën që po mundohet të përballojë Turqia është një katastrofë natyrore, e cila na ka kapur papritur. Ato dhjetë qytete tashmë janë tjetërsuar dhe të gjithë janë prekur, qoftë me vdekjen qoftë me plagën, apo duke mbetur jashtë pa shtëpi në mes të të ftohtit që nuk do ta duronim dot më gjatë se 2-3 minuta. Duhet të mendojmë që ka shumë njerëz që akoma nuk janë gjetur. Është një fatkeqësi e madhe sepse kur ndodh në një qytetet të vetëm, të tjerët rrotull do të mundohen ta rikuperojnë dëmin e tij më shpejt, por kur është njëherazi në disa qyete, kjo bëhet akoma edhe më e vështirë.

Ndodhi një efekt domino duke shëmbur më shumë se 5000-6000 ndërtesa si pasojë e disa lëvizjeve sizmike nga 4.8 dhe veçanërisht kur ky vend pati dy tërmete shumë të mëdha. Ka ndërtesa të dëmtuara, të cilat rrezikohen akoma. Nëse do jetoja në ato qytete do kërkoja që ato ndërtesa të cilat janë prekur pak të ribëhen edhe një herë me kushte kundër tërmetit. Kur themi që numri i të vdekurve është i madh janë jetë që kanë ikur dhe s’kanë lënë pas asgjë. Kjo është e tmerrshme”, u shpreh Anxhela Bregu.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka deklaruar se planifikon të mbështesë Turqinë në heqjen e rrënojave dhe menaxhimin e mbeturinave  "në një mënyrë të sigurt për mjedisin". Sipas raportimeve, më shumë se 5700 ndërtesa në Turqi janë shembur. Sipas Agjencisë Turke për Fatkeqësitë, janë bërë pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura. Anxhela Bregu shprehet se struktura e qyteteve ka ndryshuar tërësisht.

“Ka ndryshuar harta e popullsisë, njerëzit, emrat, ndërtesat çdo gjë ka ndryshuar. Dita e parë ishte e paparashikueshme nga të gjithë, sepse askush nuk e kishte menduar atë që ndodhi. Drita, ujë nuk kishin dhe s’mundeshin të lëviznin nga njëri vend në tjetrin për t’i ndihmuar të tjerët.  Ndihmat e para shkuan menjëherë nga njerëzit të cilët ndihmuan me lopata për të hequr betonat dhe rrënojat e mbetura.

Këto dhjetë qytete do të ribëhen dhe në një periudhë 1 vjeçare mendohet që do të ribëhen, por a do të mjaftojë kjo kohë sepse dhe për dhjetë vite duket si e pamundur. Dëmet janë kolosale, ndihma që po bëhet nga shtete dhe organizata nuk mjaftojnë sepse është e vështirë të rikrijosh dhe njëherë 10 qytete nga fillimi. Ndoshta do të ribëhen, por pasojat në jetë janë të mëdha. Duke ditur kushtet natyrore dhe vetëmbrojtja ndoshta do jetë më e përshtashme.

Duhet të bëjmë kujdes sepse shumë gabime njerëzorë sollën këtë shkatërrim të ndërtesave në mënyrë masive. Asgjë nuk duhet harruar dhe të gjithë ne duhet të mësojmë nga gabimet për të ardhem tonë”, ka theksuar Anxhela  Bregu.

OKB-ja zotohet të mbështesë Turqinë në heqjen e rrënojave dhe menaxhimin e mbeturinave në një mënyrë të sigurt për mjedisin. Ekipet e prishjes kanë filluar pastrimin e rrënojave nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit në Turqi, ndërsa qeveria dhe grupet e ndihmës vazhdojnë të strehojnë të mbijetuarit, ende të tronditur nga lëkundjet dhe disa pasgoditje të forta.