Promovimi i modernizimit të stilit kinez me anë të zhvillimit me cilësi të lartë
2023-02-28 09:26:38

Në provincën Jiangsu të Kinës Lindore me ekonomi të zhvilluar, Grupi i Çelikut "Zenith" ndërtoi "Fabrikën Digjitale të Çelikut 5G+", që është një test i suksesshëm i lidhjes ndërmjet industrisë tradicionale e teknologjisë digjitale moderne dhe i ngritjes së produktivitetit. Sistemi automatik i kategorizimit të shpejtë mund të shkurtojë kohën e zbulimit të çdo furre me çelik të shkrirë nga 5 minuta në 1 minutë e 50 sekonda, dhe koha mesatare e prodhimit të çelikut nëpërmjet sistemit të telekomandimit shkurtohet në 30 sekonda, gjë që ul shumë konsumin e energjisë.