Kina fantastike -- Superbaza e të dhënave
2023-02-28 15:25:33

Njerëzimi është futur në epokën digjitale prej vetëm disa dhjetëra vjetësh, por përmasat e të dhënave që prodhojmë tani janë pothuajse baras me vëllimin e përgjithshëm të të dhënave në 6 mijë vjetët e kaluar.

Të dhënat e krijuara në epokën e sotme po grumbullohen në mënyrë të vrullshme, duke ndikuar thellë në të sotmen dhe në të nesërmen tonë.

Sot, burimet e të dhënave janë si nafta e epokës industriale. Nëse shpërfillet kjo, do të humbasim tërë epokën.

Baza e të dhënave të përndara ka ofruar një zgjidhje krejtësisht të ri për nxjerrjen, ruajtjen dhe përmirësimin e të dhënave me efektivitet dhe saktësi.