Suedia dhe Finlanda në NATO, Turqia: Bisedimet më 9 mars
2023-02-28 10:44:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Takimi i tretë mbi kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për aderim në NATO do të zhvillohet më 9 mars, shkruan “Xinhua”.

Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun hungarez, Peter Szijjarto.

Suedia dhe Finlanda kanë bërë kërkesë për anëtarësim në NATO menjëherë pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, por deri tani kanë hasur në pengesën e Turqisë, e cila kërkon marrjen e hapave konkretë kundër terrorizmit. (Fatosi)