Kina: Nuk ka një model të vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
2023-02-28 15:07:50

Foto nga AFP

Foto nga AFP

Mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të kryhet në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme, tha ministri i jashtëm kinez Qin Gang, ndërsa kritikoi vendet që e quajnë veten si gjykatës të sjelljes së të tjerëve.

"Të drejtat e njeriut për të gjithë janë synimi i përbashkët i njerëzimit. Por vendet ndryshojnë prej njëri-tjetrit nga sfondi historik, trashëgimia kulturore, kushtet kombëtare dhe nevojat e popullit.  Nuk ka një model të vetëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut," theksoi Qin Gang-u në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Kina është hasur me kritika në Këshill për politikat e saj në Xinjiang dhe Hong-Kong, për të cilat Pekini thotë se mbrojnë sigurinë e shtetasve kinezë dhe përmirësojnë standardet e tyre të jetesës.

Qin i karakterizoi këto akuza si një përpjekje për të njollosur Kinën dhe për të penguar zhvillimin e saj.

Në Këshill u tha gjithashtu se konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëmtim të rëndë të të drejtave të njeriut. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vërejti në një fjalim të veçantë se lufta kishte shkaktuar "shkelje masive."

Ukraina ka thënë se do ta përdorë këtë mbledhje për të siguruar ngritjen e një gjykate për të hetuar akuzat për krime lufte të kryera nga pala ruse. Rusia është pezulluar nga Këshilli, por do të marrë pjesë si vend vëzhgues.