Covid-19 ende i pranishëm në Shqipëri, 152 qytetarë të infektuar
2023-02-28 14:15:31

152 qytetarë janë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, njoftoi Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkruan “RTSH”.

Në 24 orë, pas 167 testimeve të kryera, pesë persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbje jete si pasojë e Covid-19 dhe 13 qytetarë janë shëruar.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale u bën thirrje qytetarëve mos të neglizhojnë vaksinimin anti-Covid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit, të cilat mund të merren në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Sipas ministrisë, vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë shtrimet në spital dhe fatalitetet. (Fatosi)