Pekin, dalin listat e kandidatëve për postet e rëndësishme
2023-02-28 18:28:20

Komiteti Qendror i 20-të i Partisë Komuniste të Kinës publikoi një komunikatë në fund të plenumit të dytë që u mbyll të martën.

Foto:VCG

Foto:VCG

203 anëtarë të Komitetit Qendror me kompetenca të plota dhe 170 të tjerë alternativë morën pjesë në plenumin treditor. Ata dëgjuan dhe diskutuan raportin e punës të mbajtur nga sekretari i përgjithshëm Xi Jinping.

Në plenum u miratuan lista e kandidatëve të propozuar për postet drejtuese të institucioneve shtetërore, që do të votohet në sesionin vjetor së Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamenti) dhe lista e kandidatëve për udhëheqjen e re të Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (organi suprem konsultativ politik) për t’u votuar në sesionin vjetor të kësaj konference.

U miratua edhe një plan për reformimin e institucioneve partiake e shtetërore. Në plenum u pranua që të paraqitet një pjesë e planit për shqyrtim në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore sipas procedurave ligjore.

Po atë ditë, presidenti kinez Xi Jinping drejtoi mbledhjen konsultative të Komitetit Qendror të PKK-së, ku i njohu përfaqësuesit e partive demokratike, të Federatës Mbarëkineze të Industrisë e të Tregtisë dhe personalitetet pa parti me projektin e reformës së organeve partiake e qeveritare dhe me listën e kandidatëve të propozuar për drejtues të organeve qeveritare e të Këshillit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike, si edhe dëgjoi mendimet e tyre. (Zhang Yan/Artan)