Projekti “Playmakers” i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n dhe kompaninë e filmave “Disney”, po shtrihet gjithnjë e më shumë në shkollat e Shqipërisë, duke u kthyer në një aktivitet mjaft të dashur për të vegjlit, shkruan “ATSH”.
Ky program i FSHF-së synon të sigurojë më shumë mundësi për vajzat që të dashurohen me futbollin. Ndërsa bashkëpunimi emocionues me “Disney” është krijuar për të frymëzuar vajzat e moshës 5 deri në 8 vjeç, të cilat nuk kanë luajtur kurrë futboll, për të përjetuar lojën për herë të parë.
Sipas përgjegjësit të futbollit të fëmijëve në FSHF, Andi Zëre, këtë vit ka pasur një interes të shtuar dhe projekti është shtrirë në më shumë qytete krahasuar me vitin e kaluar. Shumë shkolla kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e këtij programi. (Fatosi)