NBC: Rriten sëmundjet e lidhura me kimikatet pranë vendit të aksidentit të trenit në Ohajo
2023-02-28 12:45:43

Foto nga VCG

Sipas njoftimeve të së shtunës të  rrjetit televiziv amerikan NBC, shumë banorë afër vendit të aksidentit të daljes nga binarët të trenit në Ohio u diagnostikuan me sëmundje të lidhura me kimikatet, si bronkiti. Disa klinika pranë aksidentit kanë pasur më shumë pacientë në javët e fundit sesa gjatë muajve të fundit, kryesisht me skuqje, të përziera, kollë, bronkit kimik etj. Kur pacientët kthehen në shtëpi, simptomat përkeqësohen më tej.

Megjithëse Programi i Mbrojtjes së Mjedisit u shpreh se treguesit e ujit dhe ajrit në zonë janë normalë, simptomat e shfaqura i kanë bërë banorët të mendojnë se ata nuk janë të sigurt.(Çang Çuo)