Rritet numri i viktimave nga përmbytja e varkës me emigrantë në brigjet italiane
2023-02-28 10:41:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Forcat e kërkim-shpëtimit në Itali kanë gjetur të paktën 60 trupa të pajetë, që ndodheshin në varkën prej druri plot me emigrantë që u përplas dhe shkatërrua në shkëmbinjtë nënujorë të dielën në brigjet italiane, thanë autoritetet, njofton “Xinhua”. Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Zyrtarët i druhen rëndimit të bilancit pasi të mbijetuarit thonë se varka kishte deri në 200 pasagjerë kur u nis nga Turqia rreth pesë ditë më parë, bënë të ditur agjencitë e refugjatëve dhe emigracionit të Kombeve të Bashkuara.

Të paktën 80 persona u shpëtuan të gjallë, përfshirë disa që arritën në breg pas anijes pikërisht në vijën bregdetare të Kalabrisë përgjatë detit Jon, njoftoi Roja Bregdetare italiane.

Një burrë u mor në paraburgim për të marrë në pyetje pasi të mbijetuarit e tjerë treguan se ai ishte një trafikant, njoftoi televizioni shtetëror.

“Të gjithë të mbijetuarit janë të rritur. Fatkeqësisht, të gjithë fëmijët janë ndër të zhdukurit ose u gjetën të vdekur në plazh”, tha vullnetari i Kryqit të Kuq Ignazio Mangione.

Organizata humnaitare “Mjekët pa kufij” bëri të ditur se po ofronte ndihmë psikologjike për të mbijetuarit. (Fatosi)