Xi Jinping-u kujdeset për thesaret e kulturës kineze Pjesa 7: Thesari i Ishullit të Çafkës
2023-02-27 21:24:38

Në shtator të vitit 2017, u zhvillua në Xiamen Samiti i BRICS-it (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut). Në pritjen e shtruar, Xi Jinping-u e paraqiti kështu këtë qytet ku ai ka punuar: “Xiamen-i me pamjen e bukur dhe klimën e këndshme, është një kopsht detar në Kinë. Një muaj më parë, Kulangsu, një ishull i vogël në Xiamen, i njohur si ‘muzeu i arkitekturës universale’ dhe ‘vendbanim historik ndërkombëtar’, u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke i shtuar ngjyra të reja këtij qyteti.”

Gjatë punës në Xiamen, Xi Jinping-u hartoi strategjinë e zhvillimit ekonomik e shoqëror të këtij qyteti, e cila ka rëndësi të madhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e ishullit Kulangsu (Ishulli i Çafkës).