Plani i zhvillimit të integruar të pesë fushave
2023-02-27 18:14:21

 

Qyteti Guangzhou(Foto:VCG)

Plani i zhvillimit të integruar të pesë fushave është objektivi i përgjithshëm i Kinës për ndërtimin e socializmit me karakteristika kineze, i cili bën fjalë për promovimin e zhvillimit të koordinuar në fushat ekonomike, politike, kulturore, shoqërore dhe ekologjike. Ky është një plan që është përsosur në duart e disa brezave të lidershipit të Partisë Komuniste të Kinës, i cili pasqyron qëndrueshmërinë dhe përshtatjen inovative të politikave qeverisëse, të cilat janë gjithmonë në përmirësim e sipër, sipas kërkesave në periudha të ndryshme.

Në Plenumin e 6-të të Komitetit Qendror të 12-të të PKK-së në vitin 1986, u prezantua një skemë e përgjithshme e zhvillimit të vendit, duke përcaktuar zhvillimin ekonomik si hallkë kyçe dhe me theks vazhdimin e reformimit të strukturës politike dhe përshpejtimin e përparimit kulturor të vendit. Në Kongresin e 13-të Kombëtar, PKK-ja përcaktoi një plan të ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze, duke integruar lulëzimin ekonomik, demokracinë politike dhe zhvillimin kulturor. Një plan i tillë i zhvillimit të integruar në tre sferat e sipërpërmendura u ritheksua edhe në tre kongreset kombëtare pasardhëse të PKK-së.

Zonë rurale e qytetit Nankin(Foto:VCG)

Zonë rurale e qytetit Nankin(Foto:VCG)

Në shkurtin e vitit 2005, presidenti i atëhershëm Hu Jintao, shpalli për herë të parë planin e zhvillimit të integruar në katër fusha, duke shtuar atë të ndërtimit shoqëror në bazë të tre fushave të mëparshme, në një fjalim të mbajtur në seminarin e vitit të zyrtarëve kryesorë në nivele provinciale dhe ministrore.

Ndërsa plani i zhvillimit të integruar të pesë fushave, i cili përcakton se zhvillimi i socializmit me karakteristika kineze përfshin zhvillimin ekonomik, politik, kulturor, social dhe ekologjik, u propozua në nëntor të vitit 2012 në Kongresin e 18-të Kombëtar të PKK-së nga presidenti Xi Jinping. Sipas variantit të ri të këtij plani, duke pohuar pozicionin qendror të zhvillimit ekonomik, punët për përparimit politik, kulturor, social dhe ekologjik, u kërkuan që të nxiteshin në mënyrë të gjithanshme dhe të koordinuar.

Plani i zhvillimit të integruar të pesë fushave dhe strategjia “Katër të gjithanshmet” mbështesin njëra-tjetrën dhe ndërveprojnë në mënyrë të bashkërenduar. Ato ndihmojnë në zhvillimin e një ekonomie socialiste tregu, qeverisjes demokratike, kulturës së përparuar, progresit ekologjik dhe ndërtimit të një shoqërie harmonike mbi bazën e rritjes ekonomike. Së bashku, ato synojnë të realizojnë një Kinë ku banorët janë më të begatë, mjedisi natyror më i mirë dhe vendi më i fortë. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Shpallja e planit të zhvillimit të integruar të pesë fushave mishëron thellimin e pandërprerë të njohjes së PKK-së në kërkimin e zhvillimit të koordinuar dhe të mënyrës së ndërtimit të socializmit me karakteristika kineze.