PIF: Të dhënat nga shkenca duhet të udhëheqin shkarkimin e ujërave bërthamore të Fukushimës
2023-02-27 15:29:10

Foto nga VCG

Udhëheqësit e Forumit të Ishujve të Paqësorit (PIF) riafirmuan rëndësinë e shkencës dhe të dhënave për të udhëhequr vendimin e Japonisë për shkarkimin e ujërave të ndotura bërthamore nga Fukushima, njofton “CGTN”.

Shkarkimi i ujërave të kontaminuara nga Japonia duhet të bëhet në një mënyrë të sigurt, thanë pjesmarrësit në forum.

Forumi i Ishujve të Paqësorit i ka kërkuar Japonisë që të vonojë shkarkimin e ujërave të kontaminuara nga termocentrali bërthamor i Fukushimës Daiichi në Oqeanin Paqësor.

Qeveria japoneze njoftoi në janar se plani i diskutueshëm për shkarkimin e ujërave të ndotura radioaktive në Paqësor do të fillojë në pranverë ose verë.

Sekretari i përgjithshëm i PIF, Henry Puna, tha së fundi se është absolutisht e rëndësishme për Paqësorin që Japonia mos të vazhdojë me shkarkimin. Sipas tij, PIF duhet të parandalojë veprimet që do të çojnë drejt një fatkeqësie tjetër të madhe të kontaminimit bërthamor.

Takimi i drejtuesve të PIF u mbajt në qytetin e tretë më të madh të Fixhit, Nadi, duke u fokusuar në solidaritetin e PIF.

Në takim u diskutua gjithashtu për Strategjinë 2050 për Kontinentin Blu të Paqësorit dhe kalimin e karriges së PIF nga Fixhi në Ishujt Kuk. (Fatosi)