Kompanitë amerikane, optimiste për biznesin në Kinë
2023-02-27 21:00:47

Nisur nga perspektiva e rritjes afatgjatë ekonomike  dhe mundësitë e mëdha të tregut kinez të konsumit, shumë ndërmarrje amerikane kanë deklaruar se do të vijojnë të zgjerojnë biznesin e tyre në Kinë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas njoftimit të së dielës të gazetës “Wall Street Journal”, gjiganti i ushqimit të shpejtë “Mc Donald’s” vjet ngriti 700 dyqane filiale në Kinë dhe planifikon të hapë 900 të tjera sivjet, shifër kjo dy herë më e madhe se numri i dyqaneve të reja të planifikuara nga kjo kompani në ShBA. Ndërsa “Starbucks” planifikon të vërë në funksionim 3000 kafene të reja në Kinë para fundit të vitit 2025.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kompania nënë e markës së modës“Coach”, Grupi “Tapestry”, do të përdorë 325 milionë dollarë dhe gati gjysmën e investimeve në informatikën cloud për të zgjeruar biznesin në Kinë.

Pak ditë më parë, “Tyson Foods” deklaroi se, ndër gjashtë fabrikat e reja që do të përurojë sivjet, tre do të jenë në Kinë. Ndërsa kryeekzekutivi i “Hormel Foods”, Jim Snee, bëri të ditur se kjo kompani ushqimore do të zgjerojë në mënyrë masive biznesin e vet në Kinë në vitin 2014.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Wall Street Journal” thekson se, në kohën kur tregu shqetësohet për ngadalësimin e rritjes ekonomike në vendet perëndimore, ekonomistët presin që ekonomia kineze të rritet më shpejt. Muajin e kaluar, “Goldman Sachs” e ngriti parashikimin e rritjes së ekonomisë kineze gjatë vitit 2023 nga 5.2 % në 5.5 %. (Zhang Yan/Artan)