Si një nga motorët që nxisin rritjen ekonomike të Kinës, provinca Jiangsu ka rëndësi të madhe për ndërtimin e një rruge kineze të modernizimit. Karakteristikat e rëndësishme të objektivave të modernizimit kinez janë pasqyruar gjerësisht dhe qartë në këtë provincë.
Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Xi Jinping-u ka kryer inspektime të thella në Zhenjiang, Nankin, Xuzhou, Nantong dhe zona të tjera të Jiangsu-së, duke i kushtuar shumë përpjekje zhvillimit ekonomik e shoqëror të kësaj province kyçe për Reformën dhe Hapjen.
Foto nga VCG
Kina ka ndjekur në një mënyrë të gjithanshme modernizimin. Ajo ka bashkërenduar përparimin material e kulturor-etik, ka nxitur zhvillimin ekonomik, politik, kulturor, shoqëror e ekologjik dhe ka zbatuar një filozofi të re zhvillimi inovativ, të bashkërenduar, të gjelbër, të hapur dhe me ndarje të përbashkët.
Jiangsu ka qenë gjithmonë në krye të ndërtimit të modernizimit. Në dekadën e kaluar, kjo provincë vazhdoi të çojë përpara zhvillimin e vet dhe vuri një themel të fortë në përpjekjet për të çelur një kapitull të ri në ndërtimin e modernizimit.
Kyçi i transformimit ekonomik dhe i zhvillimit është zbatimi i filozofisë së re zhvillimit dhe ndjekja e një rruge zhvillimi me rritje produktiviteti, jetë të begatshme e mjedis ekologjik të mirë. Prandaj, Jiangsu-ja ka ngritur nivelin e modernizimit të qeverisjes ekologjike e mjedisore dhe ka realizuar ndërveprimin pozitiv ndërmjet mbrojtjes me nivel të lartë dhe zhvillimit me cilësi të lartë
Foto nga VCG
Përqendrimi mesatar vjetor i grimcave PM2.5 në Jiangsu vazhdoi të bjerë më 2021, duke regjistruar rënie për tetë vjet me radhë. Cilësia e ujit të liqenit Taihu ka qenë më e mira në dhjetë vjetët e fundit dhe cilësia e ujit i seksionit në Jiangsu të lumit Jance po arrin një nivel të shkëlqyer.
Duke zbatuar një ndalim peshkimi 10-vjeçar në lumin Jance, provinca Jiangsu ka bërë përparim të madh në mbrojtjen ekologjike dhe ka nxitur zhvillimin me cilësi të lartë të Brezit Ekonomik të Lumit Jance.
Modernizimi kinez është modernizimi i mbi 1.4 miliard njerëzve – një shifër më e madhe se popullsia e të gjitha vendeve të zhvilluara në botë sot e marrë së bashku.
Norma mesatare e rritjes së PKB-së të Kinës ka qenë 6.6 për qind gjatë dekadës së kaluar dhe numri i përgjithshëm i punësuarve në zonat urbane është shtuar nga 370 milionë në 480 milionë, me një rritje mesatare vjetore prej më shumë se 13 milionësh.
Si një motor i madh që nxit rritjen ekonomike të botës, ekonomia e Kinës është plot me qëndrueshmëri e gjallëri dhe ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës.
Kontributi i Kinës në rritjen ekonomike botërore ishte mesatarisht 38.6 për qind në periudhën e viteve 2013 dhe 2021, më i lartë se kontributi i të gjitha vendeve të G7-s të marra së bashku.
Foto nga VCG
Siç ka theksuar Xi, përparimi i modernizimit kinez është një përpjekje sistematike dhe një ndërmarrje eksploruese.
"Kauza e nxitjes së modernizimit kinez, që është një ndërmarrje e pashoqe dhe pioniere, do të ndeshet në mënyrë të pashmangshme me të gjitha llojet e rreziqeve, sfidave, vështirësive, e madje edhe stuhive të rrezikshme, disa prej të cilave mund t'i parashikojmë dhe disa jo," tha ai. "Le të përdorim shpirtin tonë të paepur lufttarak për të hapur horizonte të reja për kauzën tonë."