Shqipëria dhe Mali i Zi, mbledhje e përbashkët e qeverive
2023-02-27 10:08:37

Foto nga RTSH

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi pritet të mblidhen sot për herë të dytë në Pogdoricë, njofton “RTSH”.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e lajmëruar më parë nga kryeministri Edi Rama, parashikon në axhendën e saj nënshkrimin e 9 marrëveshjeve dhe memorandumeve.

Marrëveshjet nisin që nga fusha e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë-Pulaj.

Një nga pikat e tjera të mbledhjes së dy qeverive pritet të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e urës së lumit Buna. (Fatosi)