Dhjetëra emigrantë janë gjetur të vdekur në plazhin e Italisë jugore
2023-02-27 15:27:34

Foto nga VCG

Dhjetëra emigrantë u gjetën të vdekur pas mbytjes së një anije në brigjet jugore të Italisë, raportoi të dielën agjencia e lajmeve “ANSA”, së cilës i referohet “CGTN”.

Sipas agjencisë së lajmeve “Adnkronos”, anija mbante më shumë se 100 emigrantë kur u përplas me shkëmbinjtë, për shkak të motit të keq.

Departamenti i Zjarrfikësve të Italisë njoftoi se deri mëngjesin e së dielës u shpëtuan rreth 40 persona.

Sipas njoftimit, anija ishte përmbytur pranë bregut. (Fatosi)