"The Guardian": Katastrofa klimatike në ShBA çon në rritjen e "emigrimit klimatik"
2023-02-27 12:44:49

Foto nga VCG

Gazeta britanike “ The Guardian” publikoi të premten e kaluar një artikull, ku thuhet se, për shkak të rritjes së numrit të fatkeqësive të mëdha klimatike që kanë ndodhur vitet e fundit në ShBA, “emigrimi klimatik” në këtë vend është rritur gradualisht. Sipas artikullit, në dekadën e kaluar, viktimat e fatkeqësive klimatike në ShBA u detyruan të fillojnë të zhvendosen për të kërkuar strehim të sigurt e të përballueshëm. Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 3 milionë amerikanë humbën shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësive klimatike, por mediat kryesore në ShBA ende nuk i kushtojnë vëmendje ndryshimit të klimës. Në të njëjtën kohë, shumë pronarë shtëpish u detyruan të shesin shtëpitë e tyre, për shkak se shpenzimet e sigurimeve nga kompanitë e mëdha të sigurimeve janë të larta ose këto kompani kanë ndaluar ofrimin  e sigurimeve për zonat e prekura nga katastrofaz klimatike, duke e bërë "praktikisht të pamundur" rimëkëmbjen ekonomike në zonat e goditura nga katastrofa.