Protestë në Berlin kundër ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës
2023-02-27 14:55:54

Foto nga VCG

Mbi 10.000 protestues në Gjermani bënë thirrje për t'i dhënë fund dorëzimit të armëve të rënda në Ukrainë dhe i kërkuan kancelarit Olaf Scholz të udhëheqë përpjekjet diplomatike për një armëpushim dhe negociata paqeje, njofton “CGTN”.

Organizuar nga Sahra Wagenknecht, një politikane e njohur gjermane e krahut të majtë, protesta u zhvillua pas përvjetorit të konfliktit Rusi-Ukrainë, i cili tërhoqi premtime për më shumë armë nga aleatët perëndimorë, sanksione të reja kundër Rusisë dhe shfaqje mbështetjeje për Ukrainën nga e gjithë bota.

Një zëdhënës i policisë tha se mbi 10.000 persona u mblodhën rreth Portës simbolike të Brandenburgut të Gjermanisë në Berlinin qendror dhe 1400 trupa u mobilizuan për të ruajtur paqen dhe sigurinë gjatë protestës.

Zëdhënësi i policisë tha se nuk kishte asnjë shenjë të pjesëmarrjes së grupeve të krahut të djathtë dhe se protesta ishte paqësore.

Organizatorja nisi një peticion dy javë më parë, duke bërë thirrje për negociata dhe paqe. Ajo ka mbledhur 607.000 nënshkrime në faqen e internetit “change.org”.

Gjermania, së bashku me SHBA-në, ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve për Ukrainën. Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi të enjten se ndihma gjermane për Ukrainën kishte arritur në më shumë se 14 miliardë euro (14.83 miliardë dollarë) deri më tani. (Fatosi)