Ministrja Krifca: Produktet bujqësore shqiptare drejt tregut aziatik
2023-02-27 14:24:46

Foto nga RTSH

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, gjatë vizitës zyrtare në Japoni u takua me ministrin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, Katsumata Tataaki, njofton “RTSH”.

Gjatë takimit, ministrja Krifca vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, teksa vuri theksin në rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregun japonez.

Gjatë vitit 2022 Shqipëria nisi eksportin e peshkut ton në Japoni. Ministrja Krifca ka këkuar mbështetjen e Japonisë për rritjen e kuotave të eksportit të tonit.

“Shqipëria ka tashmë infrastrukturë dhe kapacitete për të shtuar prodhimin, nëpërmjet fermave të akuakulturës që operojnë me standardet e kërkuara dhe mjaft të larta që ka Japonia”,- tha ministrja, e cila theksoi se kërkoi edhe heqjen e tarifave të dyfishta, që aktualisht Japonia aplikon. (Fatosi)