Veliaj: Emrat më të mëdhenj të hotelerisë në botë po vendosen në Tiranë
2023-02-27 15:31:37

Foto nga ATSH

Turizmi ishte tema e videomesazhit të javës së shpëndarë në rrjetet sociale nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, industria e turizmit në Tiranë sot po kalon ditët më të mira. Veliaj tha se mbi 4 milionë turistë vizituan vitin e shkuar kryeqytetin.

Ai kujtoi se në vitet  2015-2016, Tirana regjistronte jo më shumë se 100 mijë turistë në vit, raporton “ATSH”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ndërtimet në kryeqytet kanë bërë që disa nga emrat më të njohura ndërkombëtare të hotelerisë dhe turizmit të vijnë në Shqipëri.  ““Hilton”, “Hayat”, “Melia”, “Marriot”, “Maritim Plaza”, “InterContinental”, që jo vetëm e kanë plotësuar mungesën e shtretërve të Tiranës, por kanë sjellë punësim dhe dije për sektorin vendas”,- tha Veliaj në videomesazh. (Fatosi)